24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Hailey Bieber: E frikshme të jesh e martuar kaq e re

spot_img

Hailey Bieber ka dhënë më shumë detaje për martesën e saj me Justin Bieber, në një intervistë për miken e saj të ngushtë, Kendall Jenner.

22 vjeçarja Hailey ka pranuar se është e “frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar”.

“Është definitivisht shumë e frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar. Është një gjë e frikshme por megjithatë jam martuar me personin që kam qenë e dashuruar për kaq shumë vjet”.

“Ai është miku im i ngushtë dhe ne tani do të jetojmë të gjitha gjërat së bashku përgjithmonë. Por mendoj se ky aspekti i ‘përgjithmonë’ është diçka që nuk e mendon derisa të martohesh”.

“Pastaj e kupton se jeni bashkë përgjithmonë – nuk ka fund”-deklaroi Hailey duke shtuar se kjo është lidhja e saj e parë serioze.

Hailey dhe Justin janë martuar në muajin shtator në Manhattan derisa ata kanë edhe plane për një martesë me rite fetare por e kanë shtyrë një gjë të tillë derisa ky i fundit t’i tejkalojë problemet me shëndetin mendor./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat