fbpx

Hajdari dhe Murrizi, pas takimit me Ramën: Nuk tërhiqemi

Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas takimit me Kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Hajdari ka thënë se opozita në Kuvend do të kushtëzojë vendimmarrjen në Kuvend.

Deputetja më tej shtoi se ata do luftojnë deri në fund për lista të hapura dhe do i imponohen maxhornacë, pasi ajo nuk i ka vota.

“Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë, do ja bëjmë të qartë Ramës se ne do i qëndrojmë tek kërkesat tona. Ne mendojmë se listat e hapura janë të domosdoshme për Shqipërinë. Ne kërkojmë që të kemi zgjedhje me stadnarde me cilësi, duhet me patjetër ta realizojmë. Nëse Rama ka zgjedhur të shkojqë me opozitën jashtëparlamentare ai po tradhton popullin”, u shpreh Hajdari.

Edhe deputeti Myslim Murrizi tha se nuk u dakordësua për asnjë gjë me Ramën.