fbpx

Hajdari flet për partinë e re, ja ku do të kandidojmë

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot se “Nisma”, forca e saj politike, po lufton për të arritur listat e hapura 100%. Sipas saj  ka shumë njerëz që i janë bashkuar dhe ajo si parti do të ketë kandidatë në çdo zonë.

Më tej, deputetja u shpreh se propozimi i PS për hapjen e listave është i njëanshëm, sepse sipas saj listën e deputetëve duhet ta vendosin qytetarët dhe jo kryetari.

“Propozimi i PS është i njëanshnëm dhe ne kërkojmë lista të hapura 100% dhe kjo është bërë një vështirësi e madhe për qytetarët shqiptarë. Kjo është një betejë që ne do ta fitojmë. PS vazhdon dhe këmbëngul në propozimin që nuk ia jep këtë mundësi qytetarëve shqiptarë. Kemi gjithë këto vite që parlamenti është diktuar nga partitë politike. Listën e kandidatëve duhet ta vendosin qytetarët dhe jo kryetari”, përmbylli ajo.