Hajdari takon Sorecën, diskutohen Reforma Zgjedhore dhe negociatat, ja çfarë u tha

70322790_1096413914036426_350342518149218304_n.jpg

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet së bashku me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Hajdari shkruan se së bashku kanë diskutuar mbi rëndësinë e Reformës Zgjedhore në muajt në vijim, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor.

Postimi i Hajdarit:

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Z.Luigi Soreca, ku diskutuam mbi rëndësinë e Reformës Zgjedhore në muajt në vijim, si dhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor. Falenderova Ambasadorin Soreca për mbështetjen e tij për Reformën Zgjedhore dhe shpreha nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik. Gjithashtu, diskutuam edhe mbi organizimin e “Shkollës Europiane” që organizohet nga Këshilli Kombëtar I Integrimit Europian, aktivitet që cdo vit është mbështetur edhe nga Delegacioni I BE-së në Shqipëri”-shkruan Hajdari.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303