fbpx

Hajdari tregon emrin e partisë me të cilën kandidon më 25 prill

Deputeja Rudina Hajdari ka rrëfyer sonte se më 25 prill do të jetë në listat e formacionit të ri politik që do të quhet “Nisma”.

“Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet nisma. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra. Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore”, deklaroi Hajdari.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nëse nuk ka një përgjigje pozitive për mbledhjen e Këshillit Politik pas kërkesës së saj, Hajdari tha se do vijojë betejën.

“Do shkoj në parlament dhe do shikoj mundësi të tjera për të vijuar një betejë tjetër ditët e ardhshme”, tha ajo.