Një 26-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës, pasi ka vjedhur me thyerje Kishën Françeskane. Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës rezulton i dënuar më parë pë vjedhje.
Sipas policisë, ai ka dëmtuar edhe disa objekte kulti fetar që ndodheshin të kishës Françeskanë në lagjen “Vasil Shanto”
Policia thotë se 26-vjeçari ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj kishe.
I riu do të hetohet më tej nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrim i veprave kulturore”.