TË FUNDIT

Hajduti hyn për të vjedhur, por bën punët, lan rrobat dhe riparon shtëpinë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një i ri kishte hyrë për vjedhur në një shtëpi por e gjeti veten duke bërë punët e shtëpisë. Konrad Kuprasz bastisi banesën në Scarborough, North Yorkshire, bëri një dush, lau rrobat, bëri drekë dhe më pas pastroi shtëpinë, sipas Mirror.24 vjeçari u gjet i shtrirë në shtratin e pronarit kur ky i fundit u kthye nga puna pasdite. Kuprasz i tha policisë se kishte bërë dhe disa riparime brenda në banesë. I riu nga Polonia u dënua me dy vite burgim.“Ai ndërhyri tek jeta ime personale dhe private, bëri dush dhe provoi shumë veshje, duke më lënë të ndihesha sikur jeta dhe hapësira ime personale ishin pushtuar.”, tha pronari i shtëpisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat