“Hajduti” me pupla merr pjesë në grabitje, bashkëpunëtorët e lënë në baltë

Dy hajdutë të cilët vodhën një dyqan në Birmingham ditën e shtunë lanë pas një provë për policinë.

Ata morën me vete një rosë, dhe pasi vodhën dyqanin, e lanë atë në vendin e ngjarjes.

Këtë e bën me dije policia e Ëest Midlands të cilët ishin habitur nga veprimi i dy burrave.

Gjithashtu ata e postuan në rrjete sociale duke u shprehur se të qënurit polic të përball me situata vërtetë të çuditshme.

“Hajduti” me pupla u mor nën kujdestarinë e qendrës së përkujdesjes së kafshëve e njohur si RSPCA.