fbpx

Hakerat rusë depërtuan në dy sisteme zgjedhore në Florida

russian-hackers.jpg

Hakerat rusë arritën të depërtojnë në sistemet zgjedhore të dy qarqeve në shtetin juglindor të Floridës para zgjedhjeve presidenciale të 2016, tha dje guvernatori i saj, por duke siguruar votuesit se nuk kishte manipulime të rezultateve.

Raporti i fundit për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje, i publikuar nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller thotë se autoritetet federale dyshojnë se një qark ishte hakuar.

“Jam takuar me FBI-në rreth çështjes së zgjedhjeve në raportin ‘Mueller,” tha Ron DeSantis në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizionin lokal.

“Në dy qarqe në Florida është ndërhyrë në rrjetet e zgjedhjeve. Asgjë nuk është manipuluar,” tha ai, por janë prekur të dhënat e votuesve.

Me sa duket, hakerat kanë përdorur një fushatë me llogari që marrin informacion duke u paraqitur si një kompani legjitime për të shënjestruar një kompani që ishte e përfshirë në sistemin e votimit.

Kjo fushatë shpesh herë përfshin dërgimin e email-ve që duken të jenë të besueshëm, por që në fakt përmbajnë shtesa që lejojnë që të ndërhyhet në sistem.

Raporti ”Mueller” doli në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, por nuk gjeti asnjë lidhje midis Rusisë dhe fushatës së presidentit Trump./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303