17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Hakerat sulmojnë komunikimet e diplomatëve të BE

spot_img

The New York Times ka raportuar  se disa hakerë kanë shënjestruar me sukses komunikimet diplomatike të Bashkimit Europian për disa vjet me radhë.

Mijëra mesazhe janë përgjuar, në të cilat zyrtarët e lartë kanë përmendur një varg çështjesh e personash, duke përfshirë edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky rast është raportuar të jetë zbuluar nga kompania për siguri kibernetike Area 1.

Por zyrtarët europianë janë shprehur se informacioni i klasifikuar si konfidencial nuk është prekur nga hakimi trevjeçar.

Një ekspert i ka thënë New York Times se metodat e përdorura nga hakerët kanë qenë të njëjta me ato që janë përdorur më parë nga ushtria kineze.

“Pas gati një dekade eksperiencë në luftimin e operacioneve kibernetike kineze, nuk ka asnjë dyshim se fushata është e lidhur me qeverinë kineze”, ka thënë ai.

Sipas raporteve, pjesë e hakimit kanë qenë edhe disa institucione tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat