16.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Hakerët rusë kanë në dorë 120 mln llogari Facebook-u

Plot 81 mijë profile të rrjetit social Facebook kanë dalë në shitje. Nuk bëhet fjalë për një “okazion”, por për kriminelë kibernetikë. Disa të tillë me origjinë nga Rusia, kanë arritur të vjedhur 81 mijë profile Facebook-u dhe tashmë i kanë nxjerrë ato në shitje me një vlerë jo më shumë se 10 centë për profil. hakerët kanë publikuar edhe mesazhe private të marra nga adresat në fjalë, për të faktuar se gjithçka tashmë ishte në dorën e tyre dhe se profilet janë realë.

Shumë nga përdoruesit, detajet e të cilëve janë komprometuar, janë nga Ukraina dhe Rusia, por nuk mungojnë gjithashtu edhe profile të vjedhura nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Brazili dhe vende të tjera të globit.

Autorët pretendojnë se kanë detaje nga një total prej 120 milionë llogarish, sipas Shërbimit Rus të BBC.Kompania nga ana tjetër tha se siguria e të dhënave nuk ishte komprometuar dhe se të dhënat mund të merreshin përmes “extensions” me të infektuara nëpër browsera.

Gjigandi i mediave sociale siguroi përdoruesit se kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar që llogaritë e mëtejshme të mos prekeshin.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat