fbpx

 Haki Çako bën deklaratën ‘bombë’: Në zonat ku po vihen zjarret duan të ndërtojnë resorte

Ndërkohë që vendin e kanë ‘pushtuar’ zjarret në të gjithë territorin, një deklaratë ‘bombë’ na vjen nga Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Ai ka thënë sot se zjarret e mëdha që po kaplojnë vendin janë të qëllimshme dhe se në zonat ku po digjet, persona të ndjekur nga interesi personal, duan të ndërtojnë resorte turistike.

Në një lidhje telefonike në Report Tv, Çako i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

“Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona”, tha Çako.

Ai është shprehur edhe i pakënaqur me punën e disa bashkive, duke deklaruar se “kujtohen kur bie zjarri që duhet të shtojnë kapacitetet për përballimin e këtyre situatave”.