Hallouini tremb nxënësit e klasës së tretë

aaaaa-halloween-main-image34.jpg

Shpesh herë prindërit kanë ngritur shqetësimin për librat shkollorë që blejnë fëmijët e tyre.

Disa libra kanë gabime gramatikore, disa kanë gabime ushtrimesh, disa trajtojnë histori që për prindërit janë banale…

Së fundmi është vënë re që në librin e Gjuhës Shqipe të klasës së tretë është shkruar një pjesë e cila presupozohet të luhet më role. Pjesa quhet “Nata e Hallouinit”.

Por fëmijët si qenie e padjallëzuar që janë, kanë edhe frikë të luajnë me djallin. Jo të gjithë janë të gatshëm të luajnë këtë pjesë, e cila të ngjan me një film horror.

Ndaj edhe një prind ka ngritur shqetësimin e saj, madje duke e ndarë edhe në rrjete sociale. Ajo e gjykon këtë gjë si të patolerushme dhe gjithashtu thotë që kështu shkolla kthehet në një vend të shëmtuar dhe të frikshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303