Hamburgerë dhe pica, Trump organizon festë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka organizuar gjatë ditës së sotme një festë në Shtëpinë e Bardhë, ku të ftuar ishin ekipi i futbollit të kolegjit Clemson Tigers. Bankeri ishte i mbushur me hamburgerë, patate të skuqura dhe pica të ndryshme.

“Për shkak të mbylljes së qeverisë dolëm dhe urdhëruam ushqimin amerikan të shpejtë të paguar nga unë. Ne kemi pica, 300 hamburgerë, shumë patate të skuqura, të gjitha ushqimet tona të preferuara”, tha Trump.

Presidenti bëri me dije se i kishte porositur vetë ushqimet, pasi stafi mungonte atë ditë, si pasojë e mbylljes së qeverisë./real-news.tv