13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Hammond: Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për marrëveshjen e Brexit

spot_img

Ministri britanik i financave Philip Hammond tha se marrëveshja e Brexit do t’i japë fund masave shtrënguese dhe paralajmëroi se do të duhet të heqë dorë nga planet për të rritur shërbimet publike nëse nuk ka një marrëveshje të tillë.

Hammond, i cili do të prezantojë planin vjetor të buxhetit ditën e hënë, tha se qeveria do të jetë në gjendje t’i tregojë votuesve se “puna e tyre e madhe është shpërblyer” nëse Britania arrin një dalje të qetë nga Bashkimi Europian brenda pesë muajsh.

Hammond ka zemëruar shumë ligjvënës të Partisë Konservatore duke argumentuar se Britania duhet të mbetet afër BE-së.

“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, ne do të duhet të shqyrtojmë një qasje tjetër ndaj së ardhmes së ekonomisë së Britanisë,” tha Hammond në një intervistë për Sky News.

Britania e ka ulur ndjeshëm deficitin buxhetor që nga kriza e fundit financiare 10 vjet më parë, por niveli i borxhit mbetet ende i lartë.

Shumica e ekonomistëve thonë se Britania do të pësojë një goditje ekonomike nëse largohet nga BE pa asnjë marrëveshje.

Hammond shprehu bindjen e tij se Britania do të negociojë një marrëveshje të Brexit që do të minimizojë mosmarrëveshjet tregtare me bllokun, por sipas tij qeveria dhe Banka e Anglisë do të duhej të shqyrtonin situatën dhe të ndërmarrin veprime nëse nuk arrihet një marrëveshje.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat