fbpx

Hap dyert Akademia e FA, Olta Xhaçka: Presim ushtarakë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova

FA.jpg

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përshëndetur hapjen e vitit të ri akademik për Forcat tona të Armatosura.

Përmes një postimi në rrjetin social, Xhaçka shprehet se akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e vende të tjera aleate.

“Viti i ri akademik nis sot jo vetëm nëpër universitete, por edhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga #Shqipëria, por edhe nga #Kosova e vende të tjera aleate.

Suksese gjithë ushtarakëve në rrugëtimin e tyre drejt promovimit në gradë e karrierë!”, uron Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/295863561017332/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *