fbpx

Hapet kafeneja e parë e kanabisit,ja ku ndodhet

Sot, më datë 1 tetor në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Kafes. Krahas promovimit të shijeve të ndryshme të kafes,  në Los Angelos është hapur kafeneja e parë ku mund të ofrohet kanabis.

“Lowell Farms: A Cannabis Café”, do të jetë lokali i parë që ofron kanabis drejtpërdrejt nga ferma në tavolinën e klientëve.

Pronarja e lokalit, Andrea Drummer, ka kryer trajnime në “Le Cordon Bleu” në Los Angelos.

 “Restoranti do të ofrojë përvojë të klasit të parë të jetës së natës. Ky vend do të shërbejë si mjedis i sigurt për të gjithë njerëzit që iu pëlqen të mësojnë më shumë për konsumimin e kanabisit në mënyrë ligjore”, tha një zëdhënëse e kompanisë që e ndërtoi këtë kafene.

Mysafirët do të kenë mundësi që të konsumojnë kanabis përmes mbështjelljes në letër, pipëzave dhe “shishave”.

Hapësir a prej 550 metrash katrorë do të jetë e ndarë në zonën ku lejohet tymosja dhe në zonën ku një gjë e tillë është e ndaluar,

/real-news.tv/