Sot është hapur pika kufitare në Kakavijë. Pala greke qëndroi në grevë për rreth 24 orë, por sot është krijuar një radhë e madhe makinash dhe automjetesh të transportit të mallrave.
Dogana qëndroi e mbyllur për 24 orë ndërsa lejohej që të kalonin vetëm kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.