Stadiumi i Kukësit është gati. Ekipi verilndor do ta inagurojë impiantin e ri më 15 tetor me punimet që janë drejt fundit.
Tashmë ka mbetur për t’i vendosur vetëm tapeti i cili do të jetë 100% natyral.
NJOFTIMI I KLUBIT:
🏗 Punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” po shkojnë drejt përfundimit. Gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit 💙
🏟 Ditët në vazhdim, do të vijë edhe tapeti i cili do të jetë 100% natyral, teksa cilësia e tapetit do të jetë e lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.
✂️Inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor pasi punimet janë drejt përfundimit 💪🏻

