20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Hapet procesi për kryetarin e ri të KLSH, kriteret për kandidatët

spot_img

Në fund të këtij viti Kryetarit aktual të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i mbaron mandati në krye të institucionit të rëndësishëm kushtetues.

Për këtë arsye Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hapur procesin për zgjedhjen e pasuesit të tij. Presidenca njofton hapjen e procesit për çdo të interesuar.

Çdo person i interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë duhet të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë; Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit; Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit; Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat