Hapet tregu i parë me rroba të përdorura në Tiranë

Ditën e sotme është hapur në kryeqytet tregu i parë nga Bashkia për rrobat e përdorura.

Tregu ndodhet në Shkozë dhe përpos të tjerave ka për qëllim nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë e komunitetit rom apo egjiptian.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se ky treg i jep dinjitet tregtisë së një komuniteti që ka shoqëruar zhvillimin e shoqërisë shqiptare në vitet e tranzicionit.

Tregu ka 103 vende shitje dhe të gjithë tregtarët ambulantë, në vitin e parë të aktivitetit të tyre do të jenë të përjashtuar nga taksa e hapësirës publike./real-news.tv