Hapja e negociatave, reagon Lulzim Basha: Tani është gjithçka në dorën tonë

basha-8.jpg

Fill pas lajmin për çeljen e negociatave, ka ardhur dhe reagimi i Kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai e ka cilësuar vendimin për çeljen e negociatave si një dëshmi që BE mbështet Shqipërinë. Basha shton se tashmë e gjitha është në dorën e vendit për plotësimin e kushteve të vendosura.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303