fbpx

Hapja e shkollave, flet mjeku epidemiolog: Ja dallimi i transmetueshmërisë mes fëmijëve dhe të rriturve

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku ka shkruar se nisja e shkollës është një lajm i mirë por ka dhënë edhe disa shembuj se si transmetueshmëria e fëmijëve ndryshon nga ajo e të rriturve dhe është më e ulët.

Disa shembull që epidemiologu ka shkruar në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” janë:

Në Irlandë:
Në shkollë nuk u sëmur asnjë prej 1.001 fëmijëve që patën kontakt të ngushtë me 3 raste pediatrike të konfirmuara (10-15 vjeç) dhe me 3 raste të rriturish me COVID-19.

Në Angli:
Pas rihapjes së shkollave në Qershor dhe Korrik 2020, survejanca kombëtare tregoi se u infektuan vetëm 70 ndër 1.6 milionë fëmijë që shkonin në çerdhe, kopësht apo shkollë fillore.
Vetëm 0.01% e institucioneve arsimore pati një shpërthim.
Në Guangzhou – Kinë:
Një studim retrospektiv i 195 vatrave brendafamiljave tregoi se moshat <20 vjeç kishin riskun më të ulët për t’u infektuar (-77% risk relativ) në krahasim me moshat mbi 60 vjeç.

Në Zvicër:
Vlerësimi i 111 kontakteve brendafamiljare i 40 rasteve me fëmijë të infektuar (<16 vjeç) tregoi se fëmija dyshohej se ishte rasti i parë në familje në vetëm 8% të rasteve.
Alimehmeti gjithashtu ka shkruar se nga të gjitha studimet që ka lexuar dhe ka paraqitur tregon se fëmijët nuk kontriubojnë shumë në dinamikën e epidemisë së SARS-CoV-2. Sipas tij ifeksionet sekondarë të shkaktuara nga fëmijët janë gjithashtu të ulëta dhe vatrat pediatrike janë të rralla.