Hapja e vendit/ Pipero shprehet optimist për ecurinë e COVID-19

Pëllumb-Pipero-mejk.jpg

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur me doza optimizmi në lidhje me ecurinë e COVID-19 në Shqipëri.

Duke folur në “Open” në Top Channel, Pipero tha se situata është nën kontroll, dhe shtoi se  hapja është propocionale me ecurinë e COVID-19.

“Epidemia te ne është e qetë, është e butë aktualisht e gjithashtu në rënie progresive të qëndrueshme. Masat kane qenë adekuate, ashtu si edhe përkushtimi i bluzave të bardha. Por edhe përgjigja e qytetarëve ka qenë optimale.

Ne i jemi përgjigjur epidemisë në vendin tonë me masa adekuate dhe unë si mjek jam krenar për këtë. Hapja është proporcionale me ecurinë e epidemisë në vendin tonë. Do të thosha është pak e guximshme”, tha ndër të tjera Pëllumb Pipero.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303