fbpx

“Hapni listat ose largohuni”. Ilir Meta me tone të ashpra ndaj mazhorancës

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar pak më parë në Facebook një status lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që janë propozuar nga mazhoranca socialiste. Presidenti deklaron se çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë deputetët shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do të ndëshkohet fòrt nga të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fòrt nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!