Haradinaj: Asgjë në këmbim për njohjen e pavarësisë nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të japë asgjë në këmbim që Serbia të njohë pavarësinë. Ky koment e të tjera kanë ardhur pas vizitës së diplomatit amerikan, David Hale.

Me tej, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do pranojë që Serbia të zaptojë tregun. Ai thotë se njohja nuk vjen duke marrë diçka, pasi Kosova ka dhënë shumë dhe prandaj ka mbetur një shtet i vogël.

“Nuk mundemi ne të japim. Ne mundemi me u pajtu me ecë përpara, por jo me harru. Njohja duhet me ardhë si kërkim falje, por jo tu dhanë tokë, e tu bo eksperimente me veten, tu i hap kufijtë. Çka bëjmë pa kaq Kosovë, ku i rrisim fëmijët, që nesër mundemi me u rritë edhe më shumë”, është shprehur Haradinaj./real-news.tv