fbpx

Haradinaj bën lëvizjen e papritur, së shpejti deputet i Kosovës

ae42ae65f3379a9cda8cf8156b4411c3_L.jpg

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj është regjistruar sot si deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Kosova ka treguar demokraci të lartë në zgjedhje, dhe uron që kjo legjislaturë të arrijë të adresojë çështjet më të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj.

‘Sot, në Kuvendin e Republikës se Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për Legjistraturën e VII.

Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës. RH’, shkruan ai .

Ndërkohë rreth dy muaj më parë, burime për mediat kosovare, njoftuan se Haradinaj do të mbetej vetëm lider i partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke hequr dorë nga mundësia për të qenë deputet i Kuvendit kosovar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303