Haradinaj bën premtimin: Serbia nuk ka punë në Kosovë, unë nuk do ndalem

haradinaj-2.jpg

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një tjetër deklaratë të rëndësishme.

Ai ka shkruar se nuk do ndalet që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do të ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, shkruan Haradinaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303