Haradinaj e quan mashtrues Albin Kurtin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Haradinaj para gazetarëve ka deklaruar se nuk ka komunikim me Albin Kurtin, për qeverisje dhe shton se projekti i tij është mashtri.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen ose me z.Kurtin për qeverisje, unë e kam deklaruar se projekti që paraqet Kurti është mashtrim, edhe e kam qit edhe z.Kurtin mashtrues, për shkak se bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave, ndaj realitetit të jetës nuk përputhet nuk qëndron ashtu, megjithatë, qytetari ka vendos, sovrani ka vendos ne jemi në opozitë, po qëndrojmë në detyra tona, po s’kemi asnjë lloj komunikimi me z.Kurtin”, tha Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj gjithashtu komentoi edhe lajmet se së fundmi është takuar me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Ai e mohoi se është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, ai ka thënë se nëse do të merrte ftesë nga ai do t’i përgjigjej pozitivisht.