Haradinaj flet për vizat: Nuk është marrë vendim negativ

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me liberalizimin e vizave, ku është shprehur se konkluzionet e Këshillit të ministrave të BE nuk janë vendime.

“Këto janë konkluzione të këshillit, nuk janë vendim. Nuk është marrë vendim negativ. Ato janë konkluzione të këshillit. Sa i përket gjendjes së liberalizimit gjendja është korrekte. Për me u marr vendimi, duhet hyrë në agjendë. Nuk është vendim, janë vetëm konkluzione. Jemi në proces. Është me rëndësi që jemi në konkluzione, kanë mund me ndodh konkluzionet për tema të tjera e ne mos me qenë të përfshirë fare. Kjo do të ishte humbje për ne”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Së fundmi, ai tha se dalja nga kriza është njohja reciproke me Serbinë./real-news.tv