Haradinaj i përgjigjet ashpër deklaratës së Hahn për shkëmbim territoresh me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së Komisionerit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se rikthimi i idesë së shkëmbimit të territoreve nga Hahn, është thirrje për tragjedi të reja në Ballkan, dhe përpjekje për ta sforcuar takimin që do të mbahet në Berlin.

“Rikthimi i idesë monstruoze të shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, vetëm disa ditë para takimit në Berlin, është një përpjekje e pashpresë dhe destruktive.

Qeveria e Kosovës dhe populli i saj, i mbajnë shpresat se kryeqytetet evropiane do të refuzojnë fuqishëm thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan, dhe mbesim të përkushtuar për të arritur paqen dhe pajtimin përfundimtarë me Serbinë”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Twitter./real-news.tv/