fbpx

Haradinaj i përgjigjet homologes Brnabiq: Taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet

586e9d13c461886b618b463d.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, duke thënë se përderisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100% ndaj produkteve serbe nuk do të largohet,

Hardinaj ka theksuar se Brnabiq pa “marre” i kishe bërë thirrje Shqipërisë ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën nëpërmjet një letre dërguar Serbisë, në një përpjekje për të shkaktuar përçarje mes Kosovës e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk e ka pasur aspak problem të ja dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes. Pra përderisa Serbia ka këtë qasje atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, ka thënë Haradinaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *