Haradinaj i prerë: Deri në 2022 nuk hiqet taksa e Serbisë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkesë zyrtare për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

“Qëndrimi i departamentit vjen përmes ambasadorit, ai ka shprehur qëndrimin për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hap rrugë dialogut. Sot do ta kishim pezulluar po ta kishim një kontratë për marrëveshje. Pa pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk ka lëvizje”, ka deklaruar ai.

“Deri në vitin 2022. Bashkimi Evropian duhet ta dijë se nëse nuk futemi në BE dy vendet, atëherë s’është zgjidh çështja e Ballkanit. Ne kemi nevojë për njohje nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit ka thënë se letra e publikuar në media, në emër të SHBA-së, nuk mund të merret edhe aq seriozisht. E vetmja derë e Amerikës në Kosovë, sipas Haradinajt, është ambasada e SHBA-së në Prishtinë, reskektivisht diplomati Philim Kosnet.

Më poshtë, letra e publikuar në disa medie:

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

  1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
  2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
  3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
  4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
  5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
  6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
  7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
  8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Live: Kryeministri Haradinaj ne konference per media pas mbledhjes se qeverise

Publiée par IndeksOnline sur Mardi 15 janvier 2019

 

/real-news.tv/