19.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj i prerë: Kufijtë e Kosovës nuk do të preken

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm ditën e sotme në përkujtimoren për Dëshmorët e Kombit Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj.

Duke folur për torturat që shqiptarët e Kosovës kanë kaluar nga pushtimi i Serbisë, Haradinaj tha se nuk do të lejojë që Kosova të ndahet e aq më tepër, që kufijtë të preken.

“Porosia tjetër që duhet ta dimë si shqiptarë e si Kosovës, është se ata që mundohen të mohojnë krimet që janë bërë mbi shqiptarë,  edhe pse ne shqiptarët jemi popull i respektuar, por nuk duhet askush ta teprojë me ne. Ata që mendojnë se mund ta mohojnë dhe të ofendojnë dhimbjet, luftën, plagët, por edhe krenarinë tonë, sepse askush nuk ka të drejtë ta ofendojë krenarinë tonë, sepse nuk është krenari e falur, por që vjen nga jetët e djemve dhe vajzave më të mirë të atdheut, atëherë nuk i bëjnë mirë vetës, rajonit dhe më tutje”, tha Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se do ta çojë Kosovën drejt OKB-së dhe NATO-s.

“Nuk do të lejojmë të ndahet Kosova, as të preken kufijtë e Kosovës, e as toka e territori  i Kosovës. Kush shkon asaj rruge e ka gabim, qoftë vëlla i yni, qoftë tjetër. Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumë prej tyre do të skuqen për ato që po i bëjnë e që janë të padrejta, në kohën kur po përballemi me Serbinë, me agjendat e Vuçiçit, me planet e tij për ta ndarë Kosovën, me planet e ndërkombëtarëve të tjerë për të na ulur kokën, goditjet që vijnë nën brez të vëllezërve dhe motrave tona nuk janë në rregull”, përfundoi ai./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat