fbpx

Haradinaj komenton idenë e mini-Shengenit

Haradinaj-2-1.jpg

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar Mini-Shengenin, duke thënë se kjo ide vetëm sa po zgjeron influencën ruse dhe kineze në Ballkan.

Sipas tij, kjo ide e formuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po e zgjeron influencën ruse dhe kineze në Ballkan, çka sipas tij nuk është në interes të Kosovës.

“Mini-Shengeni është vetëm zgjerim, pra mini-Shëngeni për të cilin po na fton Vuçiqi, Edi Rama, por edhe Zaevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Pra nuk është mini-Shëngeni interes i Kosovës. Por, as i Evropës e as i vendeve tona. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd, si ekonomi, siguri, politikë. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta, kjo influencë me automatizëm në Beograd e Kinës dhe Rusisë zgjerohet në vende tona. A ka interes Kosova që të zgjerohet influenca ruse dhe kineze në Kosovë, ajo influencë që është instaluar në Beograd, natyrisht që s’ka”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303