Haradinaj: Kosova, e interesuar për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Haradinaj shkruan se së bashku me Moore kishte diskutuar për çështjet politike në Kosovë, dialogun me Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshirë kapitullin e tregtisë së lirë”, shkruan ai.

Më tej, Haradinaj shkruan se është mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës./real-news.tv