24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj: Kosova është e gatshme për dialog

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaëi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli takuan ditën e sotme Nënsekretarin amerikan për çështje politike, David Hale.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryeministri Haradinaj ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për dialog dhe ftoi Serbinë t’i rikthehet dialogut.

” Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati për dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”-shkroi Haradinaj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat