Haradinaj: Kurti është mashtrues, u kthye në dialog pa taksë dhe reciprocitet

Screenshot_23-18.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tregoi se partia po paraqet sot para qytetarëve të vendit qëllimet programore për qeverisjen në komuna, për periudhën që vjen si dhe kandidatët për kryetar të komunave.Ai po ashtu tha që AAK do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës, ku deri më tani janë zyrtar 15 kandidatë.

“Ju siguroj që ne jemi fitues, nuk ka më fitues se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Kosovë. Pse jemi fitues, sepse ne qëndruam çdo herë. Po e filloj para pluralizmit, periudhave të përpjekjeve për liri. Ne qëndruam, edhe atëherë kur plot të tjer nuk kanë mundur, ne qëndruam, por edhe fituam, fitoj Kosova, e fituam edhe lirinë”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

“Ne qëndruam dhe besum me rikthy jetën, dhe e rikthymë. Jemi të parët që u përballëm me sulmet mbi vlerat e lirisë. Ishim cak i goditjeve në vlerat sublime të lirisë, po ne qëndrum pa bërë zhurmë, por  bindëm të gjithë sepse ishim në të drejtën tonë.

“Pastërtinë e luftës së UÇK-së, flijimin e familjes legjendare të komandantit Adem Jashari, të luftëtarve të lirisë e ka pranuar edhe Gjykata Ndërkmobëtare e Drejtësisë”, u shpreh ai.

Të gjithë këtë rezistencë Haradinaj e ndërlidhi edhe me zgjedhjet komunale, ku tha që do të qëndrojmë me qytetarin në çdo rrethan dhe kryetari do të jetë i qytetarëve pa dallim partie.

“E ne në këto rrethana qëndrojmë me qytetarin, ku ju premtojmë një jetë më të mirë dhe kryetari në komunë do të jetë i qytetarëve pa dallim partie”, tha Haradinaj.

Kurti ka sulmiar Albin Kurtin, duke e quajtur qeveri mashtrimi.

“Zotri Kurti, Qeveria e tij, është Qeveri mashtruese. Ai është një mashtrues. Kur e kam thënë në Qeverin e parë, që ai është mashtues, shumë prej njerzëve nuk më kanë kuptuar drejt. Ai e ka udhëheq lëvizjen e vet, i ka premtu Kosovës vetëvendosje e jo negociata, ai njeri u kthy në negociata pa e kthy taksën dhe reciprocitetin”,u shpreh Haradinaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303