Haradinaj: Liberalizimi i vizave mund të ndodhë në qershor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se beson që liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës mund të ndodhë shumë shpejt, pra në muajin qershor. Ai është shprehur se Kosova e meriton liberalizimin e vizave sepse ka punuar dhe ka përmbushur kërkesat e BE-së.

“Mendoj se jemi duke shkuar nga liberalizimi, e unë shpresoj shumë se në qershorin e këtij viti do ta marrin atë që është e drejtë e jona, pra liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që një afat për vizat ishte vendosur pikërisht muaji dhjetor, por që nuk u arrit. Këtë herë, shpresohet se do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë./real-news.tv