Haradinaj: Luan para 23 vjetësh ke rënë për atdhe, i paharruar kujtimi yt!

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, kujton vllaun e vet Luan Haradinaj i cili kishte rënë gjatë një beteje me forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook të ndjerit i uron ditëlindjen.

“Para 23-vjetësh ke ra për atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”, ka shkruar ai.