fbpx

Haradinaj: Më 3 shkurt është afati i fundit, thirrja e seancës është normale

Ramush-Haradinaj-600x360.png

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar se partia në të cilën ai udhëheq nuk voton në seancën e së hënës për qeverinë e re, raporton Gazeta Express.

Haradinaj tha para mediave se seanca është caktuar sipas afatit të dhënë kohor, por, që shton se nuk kanë marrëveshje politike me ndonjë parti dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë, duke mos e votuar qeverinë e re.

“Normalisht që është caktuar seanca se kryhet edhe afati kohor, me 3 shkurt është dita e fundit, është rezervu koha është e logjikshme, Aleanca nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk voton ndonjë qeveri këtë të hënë, ne jemi opozitë nuk votojmë qeveri”, thotë Haradinaj.

Sa i përket diskutimeve për mundësinë e krijimit të qeverisë së pakicës, ai thotë se nuk e di nëse do të ndodhë një gjë e tillë.

“Nuk e di a do të ketë një qeveri të pakicës, dhe nuk mundem me paragjyku”, ka bërë të ditur Haradinaj./GazetaExpress/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303