fbpx

Haradinaj paralajmëron: Në verë do të hyjmë me taksë

haradinaj_6898.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhënë një prononcim për media, menjëherë pas mbledhjes me qeverinë.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, Haradinaj tha se nëse do të ndodhë, atëherë taksa do të shtyhet për në verë.

Më tej, kryeministri  i Kosovës ka thënë se nëse prishet koalicioni, do duhen 30 ditë për krijimin e parlamentit të ri

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, është shprehur Haradinaj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303