16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj: Serbia një mini Rusi në Ballkan

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e fundvitit theksoi se nëse Serbia nuk ndryshon, e që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa do të mbetet përgjithmonë.

Haradinaj tha se duke ia mundësuar Serbisë Kosovën si një treg të brendshëm, i janë dhënë qindra miliona për të blerë armatim në Moskë.

“Nëse Serbia nuk ndryshon, e që paraqet një mini-Rusi në Ballkan atëherë taksa do të mbetet përgjithmonë. Nëse Serbia dëshiron të punojë me logjikën evropiane dhe amerikane në Ballkan, dhe dëshiron të merret vesh me Kosovën për njohje, do ta kishim hequr aksën që sot…”, tha kryeministri.

Ai tha se Kosova ndodhet para një agresioni të Serbisë dhe taksa përveç që është një masë ekonomike është edhe një mbrojtje e sigurisë kombëtare të Kosovës.  “Ne duke ia mundësuar Serbisë Kosovën  si treg të brendshme ia kemi dhënë disa qindra milionë për të blerë armatim në Moskë…”, tha ai.

Sipas tij, kjo është e vërteta e taksës dhe nuk është vetëm në dimensionin e politik-bërjes ditore. Sipas tij, qeveria vitin e ardhshëm vëmendje të posaçme do t’i kushtojë ekonomisë.

Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se tani kanë arritur në një kornizim të dialogut.

Ai tha se qeveria ia ka dorëzuar materialet që ka ekipit negociator, ndërsa tha se beson që edhe presidenti do të veprojë njësoj, raporton Telegrafi.

Haradinaj tha se deklarata e presidentit se më 8 janar do të jetë në Brezovicë, ndërsa delegacioni shtetëror në Bruksel, tregon respektin e tij për rolin e delegacionit.

Kryeministri i vendit ka folur edhe për çështjen e vizave. “Një shqetësim e kam të neglizhenca e vendeve veç e veç të Bashkimit Evropian për të futur në axhendë çështjen e liberalizimit të vizave. Është një temë që po e përkeqëson gjendjen… Si mund të integrohen njerëzit e Kosovës, kur janë të izoluar…”, tha ai./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat