23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj: Shantazhit serb po i vjen fundi

spot_img

Kryeministri Ramush Haradianj ka thënë se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.

Përmes një shkrimi në Facebook, tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat