13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Haradinaj: Taksa nuk hiqet as në samitin e Berlinit as në ndonjë samit tjetër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet as në samitin e Berlinit e as në ndonjë samit tjetër.

Haradinaj ka dhënë detaje nga Samiti i Berlinit që do të mbahen të hënën.

Siç ka thënë Haradinaj, Merkel e Macron i kanë rezervuar Kosovës dhe Serbisë takim të veçantë.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe për rolin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, me të cilin Haradinaj ka pasur përplasje e mosmarrëveshje.

“Mogherini i ka bërë shumë dëme BE-së dhe Ballkanit. Gati na ka kthyer në të kaluarën. Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu te tema e territoreve. Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga Mogherini”, është shprehur ai.

Kryeministri nuk pret që në Berlin të negociohet, pasi sipas tij, Kosova ka të mandatuar një tjetër ekip negociator.

“Nuk jemi aty për negocim, por ndoshta produkti më i mirë nga ky samit do të ishte rikthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur kryeministri./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat