Haradinaj: Të mos hiqet taksa ndaj Serbisë pa e njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj tha se do të ishte gabim i madh nëse do të hiqej taksa ndaj Serbisë pa njohur kjo e fundit pavarësinë.

Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por nuk duhet të ketë implikim në taksë, le të mbetet taksa, sepse me Serbinë ky është një dënim. Të vendoset reciprociteti për aspekte të tjera, sepse ka edhe aspekte të tjera. Mirëpo, nuk e kuptoj pse duhet hequr taksa. Pra, habitem me qëndrimin e kujtdo që i kthen mallrat serbe ose e pushton Kosovën ekonomikisht nga Serbia pa e marr njohjen. Është një gabim kapital politik dhe kushdo që shkon asaj rruge do të bëjë gabim të madh, vendit dhe proceseve”, deklaroi Haradinaj.