Haradinaj tregon arsyen pse dha dorëheqjen drejtori i Agjeencisë së Zbulimit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbledhur gazetarët për të folur për qeverisjen dyvjeçare të tij.

Ai prezantoi para gazetarëve raportin e punës të përmbledhura në një raport.

Haradinaj komentoi dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, Shpend Maxhunit, teksa ka vlerësuar lart punën e tij në krye të AKI-së.

Ai tha se dorëheqja e tij ka qenë për motive personale dhe shëndetësore dhe se nuk do të ketë vakuum në AKI.

“Zoti Maxhuni erdhi në krye të AKI në prill të vitit 2018  dhe flas me kompetencë dhe puna e tij ka qenë shumë e mirë dhe ju siguroj se puna e tij është e çmueshme. Dorëheqja e tij është për motive të tij personale dhe shëndetësore dhe AKI ka zëvendësdrejtor”, ka thënë Haradinaj.