fbpx

Haradinaj uron “28 Nëntorin”, kujton Adem Jasharin

hardaaniaj.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit “28 Nëntorin”. Haradinaj ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ka nderuar veprën e të rënëve për liri.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “28 Nëntori” është historia e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

I pari i Qeverisë në këtë ditë ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen në skenë të UÇK-së, e sakrificën e shumë brezave, e përpjekjet e tyre për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar bashkëkombas,

Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.

Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *