fbpx

Haradinaj: Ushtria do të jetë edhe në veri të Kosovës

ramush-haradina_1541613862-9865295.jpg

Sipas Kryeministrit Haradinaj Kosova do ta ketë shumë shpejt ushtrinë  e saj. Ai ka treguar edhe disa detaje interesante.

“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t’i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, dmth ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, është shprehur Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova.   “Ne nuk do të kemi nëndetëse apo diçka të tillë, sepse s’kemi deti. Mirëpo, gjerat e tjera që i përkasin një ushtrie do t’i ketë”, shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *