Haradinaj vizitoi të strehuarit nga Shqipëria në Parkun Inovativ

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar banorët e Shqipërisë, të strehuar përkohësisht në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren.

Haradinaj është njoftuar me të gjitha ecuritë në Parkun Inovativ Trajnues, angazhimet institucionale dhe të donatorëve e vullnetarëve dhe me gjendjen shëndetësore të të strehuarve.

Ai tha se Kosova është angazhuar me të gjitha mekanizmat e saja për t’u dalë në ndihmë banorëve të Shqipërisë dhe se tani po punohet, në koordinim me autoritetet shqiptare në rikthimin e tyre në Shqipëri.